Atletico Madridi dukej se kishte marrë kontrollin e plotë të duelit të tyre ndaj Barcelonës në La Liga, kur Alexander Sorloth shënoi për herë të gjashtë radhazi ndaj blaugranasve.
Barcelona dhe në veçanti Pedri, ishin tejet të zemëruar se pse ky gol nuk u anulua nga VAR-i.
Sorloth shënoi me lehtësi, pasi Conor Gallagher e mposhti kurthin e pozicionit jashtë loje të Barcelonës.
Kjo i dha ‘Los Colchoneros’ një epërsi prej dy golash ndaj Barcelonës për herë të parë në tri takimet e tyre këtë sezon.
Teksa ‘Wanda Metropolitano’ shpërtheu në festë, Barcelona protestoi furishëm. Pasi Pedri kishte luajtur një pasim më herët gjatë lëvizjes, ai ishte penguar me dorë nga Rodrigo De Paul.
Gjatë asaj kohe, Barcelona kërkoi që gjyqtari të akordonte faull, por kjo kërkesë e tyre kishte hasur në vesh të shurdhër.
🚨 Clear handball by Rodrigo de Paul before Sorloth’s goal, but VAR doesn’t even take a look! Barça fuming! pic.twitter.com/rhdul4fmmD
— FC Barcelona Fans Nation (@fcbfn_live) March 16, 2025
Sidoqoftë, pasi VAR e rishikoi incidentin, goli u pranua. Teksa prekja e topit me dorë ishte evidente, vendimi u mor në përputhje me rregullat të cilat tregojnë se në cilat raste mund të intervenojë VAR.
Pasi Atletico Madridi e spastroi topin, Barcelona e fitoi posedimin e topit për pak sekonda para se ta humbasë sërish atë.
Dukej sikur dy aksione të ndara dhe sipas Relevo, kjo është arsyeja pse VAR nuk e ka rekomanduar gjyqtarin që ta rishikojë aksionin./Telegrafi/