Site icon Telegrafi

“Pse ekipi vendas e jo Kosovë?” – Sarabia dhe zëdhënësi i Spanjës ishin në situatë të vështirë në konferencë për media – bëhet lajm në mediat ndërkombëtare

Se ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës nuk mund të kalojë pa ndonjë incident, u dëshmua në fillim të këtij viti kur Dardanët ishin mysafirë në Sevillë.

Gjegjësisht, në atë kohë, mediat spanjolle e quanin Kosovën “territor ” dhe e shkruanin me shkronja të vogla në televizionin kombëtar, me spanjollët që kërcënuan të mos e shfaqnin flamurin dhe himnin. Dy ekipet do të takohen përsëri sot (e mërkure), këtë herë në Prishtinë.

Edhe pse politika nuk duhet të ndërhyjë në futboll, prej kohësh është bërë e qartë se nuk është kështu. Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet. Jo sepse ata kanë një marrëdhënie vëllazërore me serbët, por sepse ata kanë një situatë të ngjashme (me Kataloninë) në ‘oborrin e shtëpisë së tyre’, kështu që është e qartë pse ata e trajtojnë vendin që shpalli pavarësinë në vitin 2008 në këtë mënyrë, me mediumin gjerman Suddeutsche Zeitung dhe ai kroat 24 Sata që raportuan për një tjetër incident të pakëndshëm në konferencën e mbajtur mbrëmë.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Spanjës, Challandes me tri ndryshime

Kujtojmë, në Spanjë, gazetarët refuzuan të thonë “Kosovë”, gjë që zemëroi strategun zviceran në stolin e Kosovës, Bernard Challandes . Spanja më pas festoi në shtëpi 3-1. Spanjollët kaluan në epërsi përmes Dani Olmos, i ndjekur nga Ferran Torres, Besar Halimi shënoi super gol për 2-1, dhe rezultati përfundimtar u vendos nga Gerard Moreno.

Spanjollët tani përsëri refuzuan të shqiptojnë emrin e Kosovës, por jo gazetarët, kësaj radhe futbollistët! Përkatësisht, futbollisti i Paris Saint-Germain, i huazuar në Sporting Lisbon, Pablo Sarabia, që iu drejtua kundërshtarëve të tij të tanishëm disa herë me “ekipin vendas “, gjë që zemëroi përfaqësuesit e mediave tona.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Spanjës ndaj Kosovës – Enrique me plot yje dhe rreshtim sulmues

“Pse nuk thoni Kosovë, pse thoni ekipin vendas” – e pyeti gazetari, të cilit spanjolli iu përgjigj shkurt: “Nuk e kuptoj pyetjen”.

Gazetari shpejt e përsëriti pyetjen, por theksoi se pyetja vlen edhe për zëdhënësin e kombëtares spanjolle, i cili u përgjigj se atij nuk mund t’i bëheshin pyetje, por vetëm futbollistë, gjë që i dha fund situatës së vështirë, kështu që konferenca për shtyp vazhdoi. /Telegrafi/

Exit mobile version