Të gjithë e dimë se gjumi i mirë është shumë i nevojshëm për aktivitetet tona ditore dhe nivelin tonë të energjisë.
Edhe më parë kemi dëgjuar nga ekspertët se rekomandohet të flini në krahun e majtë, por përse?
Telegrafi më poshtë ju sjell arsyet se përse rekomandohet të flini në krahun e majtë.
E përmirësoni funksionin e sistemit limfatik
Sistemi limfatik luan rol vital në trupin tonë duke i larguar mbetjet dhe toksinat nga sistemi.
Ekspertët thonë se ena më e madhe limfatike apo sistemi limfatik gjendet në pjesën e majtë të trupit tonë.
Duke fjetur në këtë krah, ne mund ta ndihmojmë t’i përpunojë materialet e mbetura në mënyrë efikase.
E zvogëlon thartirën në lukth gjatë natës
Nëse vuani nga thartira e lukthit, atëherë është ide e mirë të flini në krahun e majtë për gjumë të mirë.
Në këtë pozitë, lukthi gjendet në një pozicion e cila i parandalon përmbajtjet e lukthit të kthehen në ezofag.
E shpëton mëlçinë nga mbingarkesa
Pasi që mëlçia është në anën e djathtë të trupit, shtrirja në krahun e djathtë mund të shkaktojë presion mbi të.
Duke fjetur në krahun e majtë, ju nuk do t’i lejoni toksinat dhe substancat tjera të dëmshme ta mbingarkojnë mëlçinë.
Fjetja në krahun e majtë është e mirë për zemrën
Ana e majtë e zemrës e pranon gjakun nga mushkëritë dhe e pompon në trup. Prandaj, fjetja në krahun e majtë mund ta ndihmojë zemrën ta bëjë punën e vet më lehtë dhe me më shumë efikasitet. /Telegrafi/