Përveç ftohjes, një nga përfitimet e ajrit të kondicionuar është pastrimi i shpejtë i dritareve.
Sidoqoftë, është e mençur të përdorni kondicionerin herë pas here edhe gjatë motit më të ftohtë.
Kjo sigurisht që do të zgjasë jetën e sistemit, por gjithashtu do të parandalojë formimin e mykut në sipërfaqe.
Gjegjësisht, duke aktivizuar periodikisht kondicionerin, siguroheni që kompresori të lubrifikohet mirë, ashtu si të gjithë elementët e tjerë të vulosjes.
Kini kujdes dhe fikni funksionin e ftohjes disa minuta para përfundimit të vozitjes me ventilim të ndezur. Kjo do të zvogëlojë mundësinë e formimit të kërpudhave. /Telegrafi/