Site icon Telegrafi

Pse Cate Blanchett u shfaq zbathur në Festivalin e Filmit në Kanë?

Dy herë fituesja e çmimit Oscar solidarizohet me gratë e Iranit, paraqitet zbathur

Në Festivalin e Filmit në Kanë, gratë janë të detyruara të veshin taka në tapetin e kuq dhe në çdo dalje publike, gjë që shkon kundër këndvështrimeve të Cate Blanchett.

Në një festë festivali të organizuar nga Variety dhe Golden Globes, Blanchett doli në skenë pa këpucë.

Vendimi i aktores për të hequr dorë nga stili i saj ishte një kundërshtim ndaj rregullave të prapambetura të Kanës, por gjithashtu shërbeu për të theksuar nevojën për të menduar për të drejtat e grave në nivel global.

Aktorja bëri një deklaratë të fortë duke u shfaqur këmbëzbathur:

“Kjo është për të goditur këdo që qëndron në rrugën e të drejtave të grave,” tha ajo teksa i jepte aktores së filmit “Holy Spider”, Zahra Amir Ebrahimi-t çmimin për një nga artistet më të mira të momentit.

Zahra është nga Irani dhe shfrytëzoi momentin për të folur për të drejtat e grave në Iran, një vend që po “ekzekuton njerëz të pafajshëm”.

Exit mobile version