Site icon Telegrafi

PS4 del në shitje me çmim për 95 euro, policia franceze përdor gazin lotsjellës për të “qetësuar situatën”

Konzola e lojës u ofrua për 95 euro në vend të 300 eurove dhe kishte një nxitim të madh të klientëve për ta blerë atë.

Kishte një fushatë të madhe për zbritje në një supermarket në Francë.

Sony PlayStation 4, që zakonisht kushton 300 euro doli në shitje për vetëm 95 euro, transmeton Telegrafi.

Oferta ishte në dispozicion vetëm në një degë në Orgeval, afër Parisit.

Disa njerëz shkuan aty një natë më parë për të kaluar natën para dyqanit.

Të nesërmen në mëngjes kishte kaq shumë njerëz, sa bëri që policia të hyjë brenda dhe të qetësojë situatën, raporton Euronews.

Pak para orës 8 të mëngjesit, më shumë se 500 njerëz thuhet se kanë qenë para dyqanit.

Policia u përpoq të kontrollonte situatën me 70 oficerë.

Një video madje tregon se policia përdori gaz lotsjellës para hyrjes.

 

Në orën 10:30 situata ishte nën kontroll, tha policia.

Shumë nga personat që ishin para dyqanit kishin mbetur pa PS4, sepse numri i tyre ishte i vogël në krahasim me njerëzit që ishin para supermarketit. /Telegrafi/

Exit mobile version