Site icon Telegrafi

PS është pika G e re dhe me siguri ju çon në orgazëm kozmike!

Kur bëhet fjalë për orgazmën femërore, temë kryesore gjithmonë është pika G. Shpresojmë që keni pasur sukses që ta gjeni, sepse tani keni një detyrë të re – të gjeni pikën PS…

Femrat të cilat e kanë gjetur thonë që vetëm me stimulim të kësaj pike kanë përjetuar orgazëm. Ajo shton eksitimin e të gjitha llojeve të stimulimeve, që e zgjat vazhdimin e orgazmës, përjetohet më shpejtë dhe shumë më fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Ku gjendet pika PS?

PS është shkurtesa për ”perineal sponge”, ndërkaq termi ka të bëjë me lëkurën e cila bashkon vagjinën me anusin, mirëpo është pak më afër vagjinës sesa anusit. Është e përbërë nga indet e ndjeshme sfungjerore, nga të cilat është i përbërë edhe penisi.

Me stimulimin e kësaj pike, indet mbushen me gjak dhe tendosen mu sikur edhe penisi apo klitorisi kur janë në gjendje eksitimi. Edhe ndjenja është e tillë.

Si të stimulohet?

Pikën PS mund ta stimuloni me gishta. Procedura është e njëjtë si te pika G – kur ta gjeni, duhet ta shtrëngoni. Gjithashtu mund ta stimuloni duke e tërhequr butë lart, ndaj perineumit apo poshtë në drejtim të anusit.

Nëse dëshironi ta stimuloni edhe gjatë aktit seksual, më së miri do ta arrini kur bëni seks në pozën misionare apo në pozën nga prapa.

Nuk duhet të brengoseni nëse stimulimi i pikës PS nuk ju pëlqen. Është mirë të dini që ajo pikë ekziston në trupin tuaj dhe që mund të jetë burim i kënaqësive të reja, se mund të eksperimentoni me të.

Nëse ju pëlqen, aq më mirë, nëse jo – edhe kjo është në rregull. Bëjeni atë që më së shumti ju kënaq. /Telegrafi/

Exit mobile version