Site icon Telegrafi

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Kryeministri i provincës kanadeze të Ontarios, Doug Ford, tha se po i përgjigjet tarifave të SHBA-së duke ndaluar kompanitë amerikane nga marrëveshjet e prokurimit lokal dhe duke “shkatërruar” një marrëveshje me Starlink të SpaceX për të ofruar internet me shpejtësi të lartë.

“Po e anulojmë kontratën e Ontarios me Starlink. Ka mbaruar. Është e përfunduar,” deklaroi Ford gjatë një konference për shtyp të martën.

Kompania e Elon Musk, SpaceX, ishte parashikuar të ofronte shërbimin e internetit satelitor Starlink për rreth 15 mijë shtëpi dhe biznese në këtë provincë.

Ford gjithashtu kërcënoi se do të vendosë një tarifë shtesë prej 25 për qind për energjinë elektrike që Ontario furnizon SHBA-në, shkruan cnn.

“Duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen”, tha Ford, duke shtuar se këto masa do të dëmtojnë kryesisht shtetet që mbështesin presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të cilin ai e kritikoi për nisjen e një lufte tregtare me Kanadanë.

Bordi i Kontrollit të Pijeve Alkoolike në Ontario, i konsideruar si blerësi më i madh i alkoolit në botë, po ashtu do të heqë produktet amerikane nga raftet e dyqaneve të tij, shtoi Ford. /Telegrafi/

Exit mobile version