Punëtorët e “IMN Kosova”, do të protestojnë sot para zyrave të Komunës së Prishtinës, me fillim nga ora 11:00.
Arsyeja e kësaj proteste është mos pagesa e 20 përqindëshit për punëtorët, pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje. Punëtorët kanë protestuar edhe herë të tjera me kërkesën e njëjtë. /Telegrafi/