Sot para rektoratit të Universitetit Publik të Prishtinës mbahet tubimi kundër ngacmimeve seksuale në UP.
Në njoftimin për protestë thuhet:
“SKV, Grupi Anti-Seksist, Artpolis, USPE dhe ORCA në tubimin për adresimin e kërkesave kundër ngacmimeve seksuale në UP.
Ky tubim do të mbahet më 5 prill në ora 12:00, tek rektorati i Universitetit të Prishtinës.
Shkarkimi i ish-prorektores Pustina-Krasniqi nuk ka qenë kërkesa e vetme e angazhimit tonë, prandaj angazhimi për plotësimin e kërkesave tjera, vazhdon.
Kërkesat e paplotësuara ende janë:
- Ndryshimi i Kodit të Etikës për Personelin Akademik dhe futja e ngacmimeve seksuale në dispozitat e tij.
- Krijimi i Komisionit Hetues me pjesëmarrje të gjerë shoqërore për hetimin e ngacmimeve seksuale.
- Kërkim falje nga Universiteti i Prishtinës për të gjitha rastet e ngacmimeve seksuale deri tani dhe për mungesën e veprimit për rastet e paraqitura”.