Site icon Telegrafi

Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd

Një protestë masive e qytetarëve të të gjitha grupmoshave dhe studentëve, me sloganin “E drejta jonë për të ditur gjithçka”, mblodhi sonte mijëra njerëz para RTS-së në Beograd, duke krijuar një pamje të paharrueshme solidariteti.

Vazhdon lufta për drejtësi, liri të medias dhe të drejtën për informacion, ndërsa protestat po bëhen gjithnjë e më të fuqishme në Serbi, shkruan nova.rs.

Lexo po ashtu Një burrë tentoi të sulmonte me thikë një student në Novi Sad

Protesta kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq para televizionit publik, RTS mblodhi numrin më të madh të qytetarëve dhe studentëve në 10 vitet e fundit, duke dërguar një mesazh të qartë për autoritetet të Serbisë.

Gjatë 15 minutave heshtjeje, që jehonte në qytet, pjesëmarrësit ndezën dritat e celularëve, duke u përpjekur simbolikisht të largonin errësirën mediatike dhe të nderonin viktimat në Novi Sad.

Kjo skenë, e filmuar nga një dron, dha një mesazh të fuqishëm të një Serbie të bashkuar, që me siguri do të bëjë xhiron e botës.

Lexo po ashtu Studentët bllokojnë rrugët në Beograd, shoferi i një veture rrit shpejtësinë dhe ia mësyn turmës – një vajzë e godet brutalisht me automjet

Ndryshe, studentët tash e sa javë po protestojnë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në Novi Sad.

Kujtojmë se muaj më parë 15 persona mbetën të vdekur kur u shemb streha e jashtme prej betoni e Stacionit Hekurudhor. /Telegrafi/

Exit mobile version