Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden po fliste në Shtëpinë e Bardhë, protesta kundër luftës po zhvilloheshin gjithashtu në Rusi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 735 persona janë arrestuar në këto protesta në të gjithë Rusinë sot, duke përfshirë më shumë se 330 në Moskë, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës.
Dhe siç vë në pah BBC, pamjet nga Moska tregojnë turma të mëdha pranë Kremlinit.
Pushkin Square, maybe less than 1000 meters from Red Square and the Kremlin, is the cite of a significant protest. These people know the risks of challenging the regime. They’re on the street in-spite of major personal costs. pic.twitter.com/bYEfbO91xG
— Alexander S. Vindman ❎ (@AVindman) February 24, 2022
“Sheshi Pushkin, ndoshta më pak se 1000 metra nga Sheshi i Kuq dhe Kremlini, është vendi i një proteste të rëndësishme. Këta njerëz i dinë rreziqet e sfidimit të regjimit. Ata janë në rrugë, pavarësisht kostove të mëdha personale”, thuhet në përshkrimin e videos.
Rreth 2,000 njerëz u mblodhën pranë Sheshit Pushkin në Moskë dhe deri në 1,000 njerëz në qytetin e Shën Petersburgut, raporton agjencia e lajmeve AFP. /Telegrafi/