Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para ambasadës së Rusisë në Shkup, me qëllim që të mbështesin diplomatin e deportuar nga vendi.
Kjo mbledhje (protestë) është organizuar nga partia “Maqedonia e Vetme”, e cila udhëhiqet nga Janko Baçev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I pranishëm në këtë protestë ka qenë edhe ambasadori rus në Shkup, Oleg Scherbak, i cili falënderoi të pranishmit dhe ju bëri thirrje për protesta të qeta./Telegrafi/