Please enter at least 3 characters.

Protesta në Shkup: Sot "radha" e maqedonasve

2016/01/f.0512122023434_m.gif

Protesta e organizuar nga grupi i ashtuquajtur “Protesta para Qeverisë” do të mbahet pasdite dhe do të jetë kundërpërgjigje për protestat e djeshme të shqiptarëve, e gjoja për zbardhjen dhe dënimin e shpejt të autorëve të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Në mesazhet nëpërmjet rrjeteve sociale, nuk kanë shpëtuar fyerjet e rënda antishqiptare dhe antifetare. Protestuesit maqedonas kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

Protesta vjen një ditë pas protestave të shqiptarëve të organizuara në Shkup dhe qytete tjera. /Telegrafi/