Please enter at least 3 characters.

Protesta e serbëve afër pikëkalimit në Jarinjë, monitorim edhe me helikopterë

2024/05/Screenshot-2024-05-25-152241.png

Prezencë më e madhe e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it është vërejtur në Leposaviq, pas paralajmërimit për protestë në Serbi.

Megjithatë situata në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë është e qetë dhe qarkullimi po vazhdon normalisht, raporton kp.

Përveç KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë po qëndrojnë edhe automjete te misionit të Bashkimit Evropian për zbatim të ligjit, EULEX si dhe karabinierët.

Patrullimi i kufirit po bëhet edhe nga ajri me helikopterë. Qarkullimi i automjeteve në këtë pikë kufitare është i vogël.

Ndryshe, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka ftuar qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë - kalimeve kufitare me Serbinë, që të shtunën (sot) të përdorin pika tjera për qarkullim, pasi në territorin serb janë paralajmëruar për sot protesta.