Propozimi për martesë konsiderohet një prej momenteve më të veçanta për një femër, kështu një burrë mendoi një ide gjeniale për t’i propozuar partneres – duke u gjunjëzuar pranë një vendi piktoresk, që konsiderohej lokacion ideal për një veprim të tillë.
Por derisa ai po qëndronte i gjunjëzuar para saj dhe mbante në dorë unazën, ajo në një moment pakujdesia lëvizi dhe e hodhi unazën në liqen, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për McKenna Hiller, modelen nga New Yorkyu, e cila i kërkoi kunatit ta filmojë me telefon këtë moment që në shikim të parë dukej se shkonte si është më së miri.
Megjithatë ajo duket se u emocionua shumë, dhe gjatë një lëvizje të pakontrolluar goditi unazën që mbante në dorë partneri i saj dhe unaza përfundoi në ujë.
Por ky veprim nuk e prishi këtë moment, për faktin se ajo në fund i tha “PO” partnerit të cilin e njeh prej vitesh dhe nuk kishte dilemë se është i duhuri me të cilin dëshiron ta kalojë pjesën tjetër të jetës. Për ta shikuar videon klikoni këtu. /Telegrafi/