Site icon Telegrafi

Propozimi për martesë në qytetin kroat, që u bë viral në rrjetet sociale

Martesa do të duhej të ishte momenti i paharruar për një çift, kështu edhe propozimit për martesë po i kushtohet rëndësi e madhe.

Një gjë e tillë ndodhi edhe me rastin e një çifti në Split të Kroacisë, ku i riu gjeti një metodë të pazakontë për t’i propozuar partneres në sheshin e qytetit, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuar në profilin Unerase Love në Instagram, tregon çiftin duke u shëtitur nëpër sheshin Peristil të Splitit, kur “dy ushtarë romakë” detyrojnë burrin të gjunjëzohet – duke i lënë të habitur edhe kalimtarët e tjerë.

Ai  edhe ashtu veproi – pra u gjunjëzua. Por në fund doli se ishte menduar gjithçka. Në ato momente nxori unazën nga gjepi dhe iu drejtua partneres para shumë turistëve, duke i kërkuar të martohen.

Ky moment u përcoll me duartrokitje, kurse partnerja e tij që nuk mund të ndalte lotët e gëzimit, i tha “po” propozimit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version