Site icon Telegrafi

Propozimi për martesë iu pranua, por dënohet që këtë e bëri në mes të urës (Video)

Policia në Chongqing të Kinës, e ka dënuar një burrë që e ka parkuar veturën në shiritin për emergjenca, për t’i propozuar të dashurës martesë.

Megjithëse e ka kryer këtë procedurë në një urën e lartë me pamje shumë të bukur dhe ajo i ka thënë po, ai është dënuar në vlerën e 30 eurove, si dhe i janë hequr gjashtë pikë nga patenta e shoferit, transmeton Telegrafi.

Atij i ka shkuar gjoba në shtëpi, pasi videoja ku shfaqet i ulur në njërin gju duke kryer propozimin, është publikuar në internet.

“Shkeljet duhet të ndëshkohen, për fat të mirë nuk është shkaktuar ndonjë aksident dhe ajo ia ka pranuar propozimin”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

https://youtu.be/pRe8lmClcnI

Exit mobile version