Please enter at least 3 characters.

Pronarët blenë një pishinë për qentë e tyre, reagimet e tyre të ndryshme bënë që shumë të qeshnin

Pronari të dy qenushëve, Riley dhe Popeye, vendosën t’iu blinin një pishinë për t’i freskuar gjatë verës – por reagimet e para të tyre ishin krejt të ndryshme.

Ndryshe nga Riley i vogël, që është ende një këlysh, mikesha e saj e rritur, Popeye, nuk kishte aspak frikë nga uji apo pishina.

Riley iu afrua pishinës me shumë kujdes dhe për të hyrë brenda, pronari duhej ta vendoste vetë në ujë.

Edhe pse ajo e eksploroi pishinën, në sjelljen e saj nuk vërehej aspak entuziazëm, sidomos kur krahasohej me Popeye, e cila nuk ndalonte së kërceu dhe vrapuari me hare sapo erdhi radha e saj për të hyrë në pishinë dhe për ta shijuar atë.

Videoja e tyre e ëmbël ka mbledhur mbi dy milionë shikime në TikTok brenda vetëm tre ditësh.

Shumë komentues lanë reagime pozitive, duke treguar se ky dyshe simpatik i kishte bërë të qeshnin me sjelljet e tyre të çiltërta. /Telegrafi/