Site icon Telegrafi

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda 24 orëve të fundit ka ngritur 10 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit ka ngritur 10 aktakuza ndaj 10 personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, tre persona janë akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa një person tjetër është akuzuar për tri vepra penale njëkohësisht, përkatësisht “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Dhunë në familje”.

Po ashtu, Prokuroria ka ngritur një aktakuzë për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe një tjetër për pengimin e një zyrtari në kryerjen e detyrës së tij zyrtare.

Ndërkohë, në mesin e aktakuzave të ngritura janë edhe ato për vepra të tjera si “Lëndim i lehtë trupor”, “Vjedhja e shërbimeve”, “Vjedhja e pyllit” dhe “Kanosja”.

Prokuroria ka theksuar se do të vazhdojë me ndjekjen dhe trajtimin e këtyre rasteve në përputhje me ligjin. /Telegrafi/

Exit mobile version