Site icon Telegrafi

Prokuroria Speciale me aksion, arrestohen gjashtë persona për blerje dhe shitje të substancave narkotike

Foto: Arkiv

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në kuadër të së cilit janë kontrolluar disa lokacione në rajonin e Prizrenit.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjashtë persona mbi bazën e dyshimit se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 277 par. 1 të KPRK-së, lidhur me veprat penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 275 par. 1 nën par. 1.9 të KPRK-së.

“Personat e arrestuar janë SH.K., A.K., G.H., N. J., K.M. dhe A. M. dhe për të njëjtit Prokuroria Speciale ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me tutje me masat tjera procedurale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version