Site icon Telegrafi

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër tre zyrtarëve komunalë të Drenasit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër tre të pandehurve, zyrtarë të Komunës së Drenasit për veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe një të pandehuri për vepër penale në formë të ndihmës në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autorizimit zyrtar.

Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve H.XH.TH, drejtoreshë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Kuvendin Komunal në Drenas, SH.B, zyrtar certifikues në Kuvendin Komunal në Drenas V.J, zyrtar në Kuvendin Komunal në Drenas dhe N.B pronar i një firme private.

Tre të pandehurit e parë akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa i pandehuri N.B akuzohet se u ka ndihmuar të pandehurve si persona zyrtar në kryerjen e veprës penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës të pandehurit H.XH.TH, SH.B dhe V.J, ngarkohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare me rastin e blerjes së një kamioni për fikjen e zjarrit për komunën e Drenasit, me ç’rast firmës private të të pandehurit N.B ia kanë paguar shumën e parave në vlerë prej 110.000 mijë euro, ndërsa pas ekzaminimit të kamionit është vërejtur se i njëjti nuk i plotëson kriteret sipas kontratës dhe se pagesa për këtë kamion ishte bërë para se të bëhet pranimi teknik i mallit, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.

Prokurorja e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit t’i shpall fajtor dhe t’i dënoj sipas ligjit. /Telegrafi/

Exit mobile version