Site icon Telegrafi

Projekt “Mjedis i pastër“ për Ditën botërore të mjedisit jetësor

Në më tepër lokacione të vendit sot do të realizohen aktivitete për mënjanimin e mbeturinave të hedhura në mënyrë joadekuate, me se do të realizohet projekti „Mjedis i pastër“, pjesë e aksionit pranveror „Maqedonia pa mbeturina”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me rastin e Ditës botërore të mjedisit jetësor, këtë projekt e realizojnë Agjencia për të rinj dhe sport në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunat së bashku me ndërmarrjet publike komunale.

Në këtë aksion do të marrin pjesë sportist të shquar të cilët njëkohësisht edhe do të përcjellin porosi deri te të rinjtë për vetëdije më të lartë për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Sipas paralajmërimeve, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti do ti bashkohet aksionit në Saraj, ndërsa drejtori i agjencisë për rini dhe sport, Marjan Spasevski dhe zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temelkovski aksionit në Negotinë.

Për pasdite është paralajmëruar edhe aksion për pastrimin e Vodnos së mesme nga Lëvizaj për edukim dhe avancim të dialogut LEAD./Telegrafi/

Exit mobile version