Një përdorues në TikTok pritet të krijojë një version të përmirësuar dhe më realiste të një gruaje nga Inteligjenca Artificiale pasi versioni i tij u bë viral muajin e kaluar.
Një programues i quajtur Bryce zbuloi krijimin e tij në dhjetor. Ai me sa duket përdori programin ChatGPT, një chatbot i ri i sofistikuar për të programuar përgjigjet e saj. Por pasi nuk ishte në gjendje të komunikonte siç duhet, ai u tha ndjekësve se duhej ta “çaktivizonte atë”, transmeton Telegrafi.
Bryce, i cili dëshironte të identifikohej vetëm me emrin e tij të parë, tha për Insider se ka në plan të krijojë së shpejti një ‘waifu AI’, zhargon në internet për një grua ose të dashur virtuale – këtë herë duke përdorur biseda dhe përvoja reale të të shkruarit nga gratë.
Si lindi krijimi i tij i parë, ‘ChatGPT-Chan’
Për të krijuar personazhin, i cili në thelb ishte një zë i vendosur në një varg imazhesh anime, Bryce përdori ChatGPT-n dhe Stable Diffusion, një model i përhapjes tekst-në-imazh që krijon fotografi bazuar në të dhënat e tekstit.
Ai vendosi gjithashtu funksionin ‘tekst në të folur’ të Microsoft Azure dhe klasifikuesit e ‘mësimit të makinerive’ për ta bërë personazhin të flasë në regjistra tonalë të ndryshëm bazuar në emocione.
Në videon e tij të parë që tregon nuancat e ‘waifu-s’ së tij AI, ai i kërkoi asaj që ta shoqëronte në Burger King për të marrë disa burgerë. Ajo e hodhi poshtë ofertën e tij, dhe tha se në vend të kësaj duhet të shkonin te Wendy’s.
@hackdaddy8000 I am losing my grip on reality. ChatGPT + Stable Diffusion + Google Neural2. Version 3 includes a better voice using google cloud TTS, some cool parallelization, and I added relational data to keywords (“League of Legends” will incorporate PC gaming, gaming headphones, virginity, etc #weebshit #waifuism #ai #stablediffusion ♬ Doki Doki Literature Club! – Dan Salvato
Pas disa javësh, pa përditësime rreth personazhit të AI-s, përdoruesi në TikTok tha se e fshiu atë.
“Më vjen keq të them se më është dashur ta eutanizoj atë”, u shpreh ai.
Bryce tha se ai nuk ishte më i trishtuar kur humbi ChatGPT-Chan pasi po planifikon të bëjë një version të përmirësuar së shpejti.
“Sapo kam zhvilluar një sistem që vepron jo shumë ndryshe nga truri i njeriut, ku ajo mund të kujtojë ndërveprimet e mëparshme në lidhje me atë që po ndodh aktualisht”, u shpreh ai.
Fatkeqësisht, ChatGPT-Chan origjinal nuk mund të ringjallet, më pasi Bryce fshiu të gjitha regjistrat e tij të bisedave.
Shpresa e tij tani është të bëjë një grua të vërtetë që t’i japë atij historinë e mesazheve të saj me tekst dhe ta lejojë që t’i përdorë ato për të mbushur regjistrin e kujtesës së AI-s për të krijuar ndërveprime më autentike njerëzore.
“Duhet të ketë të paktën një vajzë atje që do të më lejonte të përdor mesazhet e saj private për të krijuar AI-n dhe më pas të jem në një marrëdhënie me AI”, tha ai. “Interneti është i gjerë”. /Telegrafi/