Site icon Telegrafi

Profesori britanik: Terroristët duket se u trajnuan me makinat që SHBA-ja i dha Serbisë

Policia e Kosovës të dielën më 1 tetor, prezantoi fakte të reja që ndërlidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Në këto fakte të reja u prezantuan pamjet ku vëreheshin grupi i armatosur terrorist, duke u stërvitur në pronën e Milan Radoiçiqit.

Lidhur me këto fakte është deklaruar edhe profesori universitar britanik nga Westminster University, Aidan Hehir.

Lexo po ashtu Arsenal armësh e pamje nga ushtrimet e grupit terrorist në pronën e Radoiçiqit - të gjitha dëshmitë e siguruara deri më tani nga shteti i Kosovës

Ai në platformën “X” ka shkruar se “departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdor këto automjete për të trajnuar terroristë?”

Hehir ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shumë për të shpjeguar.

“Makinat duken sikur ‘Humvee’ amerikanë. Sigurisht, Departamenti i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur për t’i trajnuar terroristët makinat që iu dhanë donacion nga SHBA? Vuçiq ka shumë për të shpjeguar”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version