Njoftimi në faqet zyrtare të Morgan lumturoi shumë fansa të markës. Pse jo kur modelin e ri e pret prej vitesh.
Tani, me publikimin e dy fotove të prototipit nga testimi në rrugët publike, më në fund vjen konfirmimi i ardhjes së afërt të modelit të ri.
Edhe pse e maskuar, vetura zbulon qartë përmasat dalluese dhe elementët e dizajnit të Morganit klasik, transmeton Telegrafi.
Sigurisht, me një evolucion të caktuar, pra modeli më prestigjioz i Morganit sjell “estetikë bashkëkohore” dhe “proporcione të përcaktuara nga aerodinamika”.
Vetura është vendosur në platformën e re CXV, e cila në fakt është derivat i platformës CV prej alumini nga viti 2019.
Baza e re është më e lehtë dhe më e ngurtë, mundëson “një numër karakteristikash të reja teknike dhe përmirësime inxhinierike në të gjithë tabelën, të cilat të gjitha kontribuojnë në performancë më të madhe dinamike dhe kënaqësi ngarje”.
Dhe për të qenë vërtet i denjë për pasardhësin e modelit Puls Six, ekziston ende motori me gjashtë cilindra i BMW.
Motori 3 litërsh TwinPower Turbo në Plus Six të shitur dhe të ndërprerë prodhon 340 kuaj-fuqi dhe siguron një shpejtësi deri në 100 km/h në 4.2 sekonda dhe një maksimum prej 267 km/h. /Telegrafi/