Koncepti i Audi A6 E-Tron është prezantuar në panairin e veturave në Shangai, kurse modeli elektrik i Audi ka zgjuar interesim të madh, e pjesërisht për shkak të informacionit të dhënë se me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkohen 700 kilometra.
Në kumtesat e fundit për media, menaxhmenti i Audi ka bërë të ditur se prodhimi serik i modelit elektrik të A6 E-Tron do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm, e në mënyrë paralele me të edhe modele tjetër elektrik Q6 E-Tron, transmeton Telegrafi.
Që të dy këto modele janë të bazuara në platformën që është zhvilluar bashkërisht nga Audi dhe Porsche. Pritet që Audi së shpejti të zbulojë edhe detaje të versionit serik. Deri më tani dihet që koncepti i A6 E-Tron e vënë në lëvizje dy elektromotorë që në mënyrë të kombinuar prodhojnë mbi 470 kuaj-fuqi.
E sipas standardeve të WLTP sa i përket kapacitetet të baterisë (100 kWh) do të jetë e mjaftueshme për kalimin e 700 kilometrave, e mbushja me mbushës të ri arrin të mbush baterinë për 300 kilometra vozitje në vetëm 10 minuta. /Telegrafi/