Një procedurë e zakonshme e Formula 1 mund të kishte bërë që Max Verstappen t’i hiqej titulli i kampionit botëror dhe t’i jepej Lewis Hamiltonit – megjithëse krerët e garës refuzuan një apel.
Mercedes u ankua në FIA rreth parakalimit pas makinës së sigurisë pasi pamjet dukeshin se shfaqnin Verstappen duke u larguar pak përpara Hamiltonit.
Dhe eksperti i F1 në Sky Sports, Ted Kravitz sugjeroi se Verstappen mund të dënohet rreth pesë sekonda nëse ai shpallet fajtor për kalimin e Hamiltonit përpara vijës.
Hamilton përfundoi dy sekonda pas Verstappen dhe ndalesa e zakonshme do t’i kishte dhuruar britanikut titullin.
Por, apeli i Mercedes kanë qenë i pabazuar mirë dhe kjo konfirmohet një deklaratë nga FIA.
Në njoftim thuhej: “Stjuardët konsiderojnë se protesta është e pranueshme. Duke marrë parasysh deklaratat e ndryshme të bëra nga palët”.
“Stjuardët përcaktojnë se megjithëse Veura 33 (Max Verstappen) bëri në një kalim, për një periudhë shumë të shkurtër kohore, lëvizte pak përpara Veturës 44 (Lewis Hamilton), në një kohë kur të dy makinat po përshpejtonin dhe frenonin”.
“Ai u kthye prapa makinës 44 dhe nuk ishte përpara kur mbaroi koha e makinës së sigurisë (dmth në pistë). Rrjedhimisht, ankesa suspendohet dhe Depozita e Apelit nuk kthehet”.
Verstappen u bë piloti i parë që nga Kimi Raikkonen, në vitin 2007, që fitoi Champions World Drivers, pa qenë britanik apo gjerman. /Telegrafi/