Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” njofton se ka disa probleme teknike në pusin numër një te fabrika e Kronit në Fushë Kosovë.
Sipas një njoftimi nga KRU-Prishtina pusi numër një furnizon direkt fshatin Bardh i Madh, fshatin Graboc dhe Pomozotin, transmeton Telegrafi.
Ndër të tjera në njoftim të KRU-së thuhet se kanë dërguar ekipet teknike disa herë, por që problemi i përket elektrikës.
“Edhe pse ne kemi dërguar ekipet teknike disa herë, problemi i pёrket elektrikës. Problemi qëndron te një nga valvolat e pompës në Kroni. Siç kam biseduar me shefin e fabrikës sё Kronit Nexhat Kabashin problem ёshtё te njё nga valvulat e pompës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/