Real Madridi do të jetë pa disa prej lojtarëve të tyre kryesor për duelin e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit javën e ardhshme.
Emra si Dani Carvajal, Eder Militao dhe David Alaba që të gjithë janë mungesa të konfirmuara, teksa ka gjithashtu dyshime për përfshirjen e dyshes Aurelien Tchouameni dhe Lucas Vazquez.
Por nuk është vetëm Real Madridi që po ka probleme me lëndime pasi edhe Liverpooli do të ketë disa prej tyre në ‘Anfield’.
Diogo Jota dhe Federico Chiesa do të mungojnë definitivisht në këtë takim, teksa trajneri Arne Slot ka thënë se ka pasiguri edhe sa i përket situatës së Alisson Becker dhe Trent Alexander-Arnold.
“Ne jemi të kujdesshëm me të gjithë, veçanërisht kur bie fjala tek lëndimet muskulore. Alisson është rikthyer në stërvitje me trajnerin e portierëve, por jo ende me ekipin, por pritet që ta bëjë së shpejti”.
“Le të presim dhe të shohim nëse do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. Ai po bëhet mirë e më mirë, por nuk është i gatshëm të luajë të dielën”.
“Alexander-Arnold nuk ka stërvitur me ne ende, por ai po përmirësohet, kështu që shpresojmë se do të rikthehet së shpejti”, ka thënë Slot.
Do të ishte një shtysë tejet e madhe për Real Madridin në qoftë se Alisson dhe Alexander-Arnold nuk ia dalin me kohë që të rikuperohen për atë sfidë duke marr parasysh statusin e tyre si titullar të padiskutueshëm./Telegrafi/