Mëngjesi i së dielës sërish ka gjetur me fluks të madh të veturave në pikë kalimet kufitare të Kosovës me shtetet fqinje.
Pritjet e gjata për të hyrë në Kosovë, vazhdojnë të jenë në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare.
Tek Dheu i Bardhë pritjet në hyrje dhe dalje janë deri në një orë, ndërkaq kolona e veturave në hyrje është 700 metra kurse në dalje 500 metra, shkruan Telegrafi.
Në pikën kufitare Merdarë, pritjet për hyrje dhe dalje janë deri në 30 minuta, ndërkaq në hyrje nuk raportohet për kolonë të veturave kurse në dalje kolona është 30 metra.
Pritje ka edhe në pikën tjetër kufitare Muçibabë, ku në hyrje pritjet janë deri në 40 minuta, kurse kolona e veturave është 500 metra.
Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.
Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/