Site icon Telegrafi

Prishtinë, arrijnë kamionët e rinj për mbledhjen e mbeturinave

Në Prishtinë kanë arritur kamionët e rinj për mbledhjen e mbeturinave.

Kështu ka njoftuar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

“Në flotën e kryeqytetit kanë arritur kamionët e rinj për mbledhjen e mbeturinave, të cilët do të ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit dhe shërbimit për çdo lagje të qytetit tonë.
Këto mjete moderne janë pjesë e investimeve tona për të garantuar një Prishtinë më të pastër, më të gjelbër dhe më të organizuar”, ka shkruar Zogaj.

“Tani kemi më shumë mundësi për të përballuar kërkesat në rritje dhe për të krijuar një sistem më të qëndrueshëm në menaxhimin e mbeturinave”./Telegrafi/

Exit mobile version