Site icon Telegrafi

Prishtina triumfon në derbi, Llapi mposht Hajvalinë

Prishtina ka arritur të triumfojë në derbi përballë Feronikelit si mysafirë me rezultat minimal 1:0.

Ndeshja kryesore e stinorit vjeshtor nisi me një atmosferë fantastike nga të dyja tifozëritë.

Në stadiumin e qytetit në Drenas ishin mbledhur mbi 5000 tifozë të cilët dhuruan spektakël në tribuna.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen duke shënuar gol qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Mërgim Pefqeli asistoi bukur tek Debatik Curri i cili bukur shmangi një mbrojtës dhe shënoi për 0:1.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat edhe pse të dyja skuadrat kishin raste për të shënuar.

Në pjesën e dytë kampionët në fuqi, kërkuan me çdo kusht golin e barazimit, duke pasur raste të mira nëpërmjet Shabanit, Milicajt e Maliqit por që portieri Muqiqi mbeti i pa mposhtur.

Pas kësaj fitore, Prishtina vazhdon të mbetet e para me 16 pikë të tubuara, një më pak se Trepça `89 që ndodhet në pozitën e dytë.

Ndërkohë ndeshje interesante u zhvillua edhe në Kizhnicë ku u përballën Hajvalia dhe Llapi.

Mysafirët kanë vazhduar me formën e tyre mjaftë të mirë duke shënuar fitore tejet të rëndësishme në udhëtim 0:2.

Ka qenë sulmuesi me përvojë, Berat Hyseni që ka shënuar golin e parë në këtë përballje për llapjanët, ndërsa Benjamin Emini ka shënuar në minutën e 90-të nga penalltia për 2:0.

Pas kësaj fitore të vlefshme, Llapi është ngritur në pozitën e tretë në tabelë me 12 pikë të tubuara. /Telegrafi/

Exit mobile version