Site icon Telegrafi

Prishtina fiton superndeshjen dramatike ndaj Yllit, kalon në finale

Në një super ndeshje me shumë dramë dhe adrenalinë, Sigal Prishtina ka mundur Golden Eagle Yllin për të depërtuar në finale, ku do të përballet me Trepçën. Bardhekaltrit triumfuan me shifrat 80:76 (24:14, 22:15, 21:25, 12:22).

Kryeqytetasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke pasur epërsi deri në 11 pikë, 14:3 dhe gjatë gjithë çerekut ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 24:14.

Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë, për të thelluar edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 42:27, ndërsa pjesa e parë përfundoi 46:29.

Megjithatë, asgjë nuk kishte përfunduar. Therandasit nuk dorëzohen dhe me një seri të jashtëzakonshme afrojnë rezultatin në 53:50, por prishtinasit sërish u shkëputën, ku rezultati pas 30 minutash ishte 67:54.

Ylli sërish u rikthye, duke kaluar për herë të parë në epërsi 73:74, por në momentet e fundit, bardhekaltrit ishin më të vëmendshëm dhe fituan 80:76.

Te Prishtina u dalluan Dardan Berisha me 20 pikë e gjashtë kërcime dhe Dustin Thomas me 22 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dallua Gëzim Morina me 19 pikë.

Exit mobile version