Site icon Telegrafi

Prishtina fiton ndeshjen e parë ndaj Trepçës

Sigal Prishtina triumfoi në gjysmëfinalen e parë të “Play-off”-it. Bardhekaltrit mundën Trepçën me shifrat 82:70 (20:18, 17:26, 21:13, 24:13). Ndeshja e dytë do të zhvillohet të dielën në Mitrovicë.

Prishtinasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri prej 9:2, e më pas ngritën epërsinë në 15:6, por mitrovicasit u rikthyen shpejt për të afruar rezultatin, ndërsa çereku i parë përfundoi 20:18.

Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, ku dy herë ishin në epërsi deri në tetë pikë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 37:44.

Në periodën e tretë u rikthyen prishtinasit, që shkrinë epërsinë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 58:57.

Në dhjetë minutat e fundit, bardhekaltrit ishin më të mirë, madje krijuan epërsi deri në 18 pikë, 80:62, ndërsa triumfuan në fund 82:70.

Te vendasit u dalluan Dustin Thomas me 20 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, Derrick Wilson me 16 pikë e gjashtë kërcime dhe Dardan Berisha me 20 pikë, kurse te mitrovicasit më i miri ishte Erjon Kastrati me 15 pikë.

Exit mobile version