Telegrafi

Prindi kërkon zhbllokimin e iPhone-it të djalit të tij të ndjerë, “Apple” s’e ndihmon

Leonardo Fabbretti i është lutur përmes një letre Tim Cook-ut ta ndihmojë atë në zhbllokimin iPhone-it që i përkiste të birit të tij të ndjerë, në mënyrë që të shoh përmbajtjen në të.

Apple ka shprehur dhemburi, duke u përpjekur, por ka dështuar ta ndihmojë Fabbrettin që të zhbllokojë iPhone-in, transmeton KosovaPress.

Djali i Fabbrettit, Dama, vdiq në shtator të vitit 2015 në moshën 13 vjeçare nga kanceri i eshtrave.

Dama i kishte dhënë babait qasje në iPhone-in e tij, por Fabbretti thotë se telefoni ishte ristartuar, duke ndaluar atë të ketë qasje pa ditur kodkalimin.

Fabbretti dëshiron të marrë qasje në telefon që të mund të shoh fotot e djalit të tij, shënimet dhe mesazhet që do ta ndihmojnë atë të kujtojë Damën.

“Mos më mohoni kujtimet e djalit tim”, ka shkruar Fabbretti në letrën e tij për Cook.