Prindërit priren të mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore te djemtë sesa te vajzat, shprehet studimi që sugjeron se steriotipet gjinore në shtëpi mund të pengojnë përparimin e nxënësve vajza
Hulumtimet të prezantuara në një leksion në kolegjin Universitar të Londrës gjatë kësaj jave, zbuluan se prindërit priren të kenë besim të tepërt në performancën akademike të fëmijëve të tyre, në lëndë të ndryshme, pavarësisht nga gjinia. Por, në matematikë, ata kanë tendencën të mbivlerësojnë aftësitë e djemve në një masë më të madhe.
“Ne e dimë që steriotipet gjinore mund të jenë një profeci vetëpërmbushëse”, u shpreh Dr. Valentina Tonei, ekonomiste në universitetin e Southampton, e cila prezantoi hulumtimin gjatë në fjalimi në Institutin e Edukimit.
“Ndonjëherë, dëgjojmë se vajzat nuk u pëlqen matematika, por çfarë është bërë për të parë pse nuk i pëlqen matematika? Jam e bindur se ky përfundim nuk vjen vetëm sepse vajzat nuk e pëlqejnë matematikën, por është sepse rezultati i viteve të ekspozimit ndaj steriotipeve”.
Vazhdon të ketë një hendek të konsiderueshëm gjinor në matematikë, fizikë dhe inxhinieri, me studentet vajza që përbëjnë vetëm 23% të kandidatëve të nivelit A për fizikë dhe 37% për matematikë për Mbretërinë e Bashkuar.
Hulumtimet sugjeruan se paragjykimi prindëror mund të luajë një rol, duke ndjekur studimet e mëparshme se mësuesit presin që vajzat të jenë nxënëse më pak të mira në matematikë dhe t’i vlerësojnë ato në përputhje me rrethanat.
Tonei dhe kolegët analizuan të dhënat nga rreth 3,000 fëmijë dhe prindërit e tyre që kishin marrë pjesë në studimin e Longitudinal të Fëmijëve Australianë (LSAC). Prindërve iu kërkua që të vlerësonin aftësitë e fëmijëve të tyre në matematikë dhe lexim në pika të ndryshme kohore dhe këto rezultate u krahasuan me performancën aktuale të fëmijëve në testet Naplan, të barasvlershme me studimet e SATS, të marra nga mosha 8-9 vjeç.
Megjithatë, ky paragjykim gjinor nuk u vërejt në 1/10 e prindërve që iu përgjigjen pyetësorit, pasi kishin marrë pikët e testeve të fëmijëve. Efekti ishte më i vogël te nënat me arsim të lartë dhe tek ato që punojnë në profesione të dominuara nga gratë dhe te nënat me arsim të lartë.
“Prindërit kanë nevojë për një informacion të qartë dhe objektiv për të parë aftësitë dhe për të mbështetur fëmijët e tyre në mënyrë më të mirë”, tha Tonei, citon Anabel.
“Shumë paragjykime janë të pavetëdijshme, kështu që duhet të veprojmë herët në jetë. Këto rezultate testimi mund të jenë një mjet mjaft i fuqishëm, sa i përket mënyrë sesi ndryshojnë bindjet e prindërve”.
Hulumtimi gjithashtu la të kuptohet se paragjykimi prindëror mund të ketë një ndikim në trajektoren edukative të fëmijës. Kur studiuesit analizuan se si fëmijët po performonin në testet e tyre të radhës Naplan dy vjet më vonë, ata, prindërit e të cilëve ishin më të sigurt për aftësitë e tyre dhe ata prireshin të performonin më mirë. Në përputhje me këtë, hendeku midis vajzave dhe djemve u zgjerua në matematikë.
“Sa më shumë prindërit të mbivlerësojnë, aq më i lartë është niveli i aftësive të këtyre fëmijëve dy vjet më vonë,” tha Tonei.
“Për shkak se prindërit mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore te djemtë, kjo çon në një përforcim të diferencës në aftësitë matematikore midis djemve dhe vajzave. Kjo mund të kontribuojë në një zgjerim të hendekut me kalimin e kohës”, përfundoi ajo. /Telegrafi/