Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur sot se bonusi i bebes është shpërndarë tek fëmijët e 36 mijë të porsalindurve këtë vit.
Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapur në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë.
Për fëmijët që lindin në spitale private, apo jashtë vendit, çeku i bebes lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile.
Prindërve u jepet një çek 40,000 lek për fëmijën e parë 80,000 lek për fëmijën e dytë dhe 120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej. /Telegrafi/