Princi Harry besohet të ketë pasur një lidhje me modelen Sarah Ann Macklin ndërsa ishte në një romancë me gruan e tij aktuale, Meghan Markle.
Angela Levin, e cila shkroi biografinë e Princit Harry, zbuloi se ky i fundit dhe Macklin filluan të flisnin pas takimit në një festë private.
Kjo romancë e shpejtë ndodhi menjëherë pasi Harry u takua me Meghan, me të cilën u martua katër vjet më parë në Kështjellën Windsor në Mbretërinë e Bashkuar.
“Gjatë fazave shumë të hershme të marrëdhënies së tij me Meghan, Harry mendohej se kishte dalë në takime me modelen e Burberry, Sarah Ann Macklin”, tha Levin.
“Ata u takuan në një festë private, ai ia mori numrin dhe filloi t’i dërgonte mesazhe”.
“Ka pasur gjithashtu një konfuzion nëse Meghan ishte ndarë apo jo në atë kohë me të dashurin e saj prej dy vitesh, kuzhinierin e famshëm Cory Vitiello”.
Ndërsa Princi Harry dhe Meghan kanë dy fëmijë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Sarah Ann Macklin vazhdon karrierën e saj si modele dhe nutricioniste.
Ajo është gjithashtu një influencuese, duke ndarë këshilla për një mënyrë jetese të shëndetshme në rrjetet sociale.
Harry dhe Meghan u larguan nga jeta mbretërore në 2020 dhe tani janë prindër të dy fëmijëve. /Telegrafi/