Site icon Telegrafi

Prince Caffe, me gamën e produkteve të veta, në panairin “SIAL” në Paris të Francës

Brendi i njohur kosovar Prince Caffe po merr pjesë në njërin prej panaireve më të mëdha të Evropës “Sial”, i cili po mbahet në Paris të Francës.

Prince Caffe, këtë vit prezantoi gjithë gamën e produkteve të veta, duke filluar nga kafeja turke, ajo espreso e deri te kapsulat Nespresso dhe Dolce Gusto.

Në ditën e parë të panairit, më 15 tetor, Prince Caffe në “Sial” u vizitua nga ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, i cili i përgëzoi për prezantimin dhe u uroi suksese.

Takime të shumta u organizuan me kompani të njohura nga e mbarë bota, jo vetëm nga Evropa, por edhe nga Lindja e Largët, Singapori, Indonezia dhe Japonia dhe shume vende tjera që përfaqësojnë tregje të rëndësishme në fushën e zhvillimit të eksportit. Me kompani të ndryshme nga këto shtete kanë filluar negociatat për produktet e Prince Caffe.

Po ashtu, vlen të theksohet se shumë klientë të huaj kanë shfaqur interesimin për produktet e kafes me markë tregtare private, pra sipas kërkesës dhe specifikimeve të klientëve.

Në “Sial” këtë vit marrin pjesë rreth 7 mijë kompani nga të gjitha vendet e botës, kompani të cilat i prezantojnë produktet e tyre dhe është paraparë që numri i vizitorëve të tejkalojë shifrën e një milion vizitorëve. Panairi do të përfundojë më 19 nëntor.

Exit mobile version