Site icon Telegrafi

Primoz Gliha flet për mungesën e Amir Rrahmanit, policinë izraelite në Prishtinë dhe ndeshjet që ‘minuan’ kualifikimin e Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha ka dhënë një intervistë për mediat kroat ku është ndalur te fitorja ndaj Izraelit, mungesa e Amir Rrahmanit dhe ndeshjet që sollën ‘Dardanët’ në një situatë ku kualifikimi është i vështirë.

Kosova pas fitores nda Izraelit (1-0)  është e katërta në renditje me 10 pikë të fituara, ndërsa përpara nesh janë Rumania me 16 pikë, Zvicra me 15 dhe Izraeli me 11 pikë.

Deri në fund të kualifikueseve, Kosova do të luajë me Zvicrën jashtë dhe me Bjellorusinë në shtëpi.

Trajneri slloven e mori Kosovën në korrik të këtij viti pasi francezi Alain Giresse u largua, aspi ky i fundit kishte marr nga katër ndeshje vetëm tre pikë, pas barazimeve kundër Izraelit (1-1), Andorrës (1-1) dhe Rumanisë (0-0), dhe humbjes ndaj Bjellorusisë (1-2).

Në një intervistë për mediat kroate, Gliha e ka konfirmuar se ka pasur polici izraelite me ekipin e Izraelit, gjë që sipas tij ndodh gjithmonë kur ata luajnë si mysafir.

“Kam luajtur për tre vjet në Izrael, e di mentalitetin dhe të menduarit e tyre, kujdesin e tyre. Unë e di se si është jeta në Izrael. Për mua, organizimi i ndeshjes ishte – spektakolar. Në të gjitha nivelet, nga një ditë para ndeshjes, në ditën e ndeshjes dhe pas saj. Një gjë e tillë mund të përjetohet ndoshta disa herë në jetë. Gjithçka funksionoi në mënyrë perfektë”.

“Sigurisht që ka pasur polici izraelite, kështu është gjithmonë kur luan Izraeli, gjithmonë ka bashkëpunim me vendin ku luan kombëtarja e tyre. Në fund të fundit, si pala kosovare ashtu edhe ajo izraelite po vërshonin me lëvdata për organizimin e ndeshjes. E dija që nuk do të kishte probleme, sepse ky është mentaliteti i kosovarëve”, ka thënë Gliha në Jutarnji List.

Lexo po ashtu “Me të Dinamo Zagrebi do të fitonte çdo vit kampionatin kroat”, Gliha ia propozon Muricin klubit kroat

Ai tutje tha se fishkëllimat kur luhet himni i çdo ekipi janë prezentë në çdo stadium pothuajse, por duke qenë se ka luajtur në Izrael dhe ka shumë miq atje, Gliha shtoi se ka marr urime nga miqtë izraelit për ndeshjen.

Slloveni u ndal edhe mungesa e Amir Rrahmanit për të cilin kishte shumë fjalë të mira, ndërsa nuk e përmendi Edon Zhegrovën dhe Leart Paqaradën, që munguan.

“Në këtë tubim kisha pesë lojtarë nga elita e futbollit të Kosovës. Asnjëherë në historinë e Kombëtares së Kosovës nuk ka ndodhur që 80 për qind e ekipit që ka luajtur një ndeshje të ketë lindur në Kosovë dhe të luajë në ligën vendase. Na ka munguar shumë Amir Rrahmani. Ai është një burrë i madh, i saktë, mund ta shihni që ka jetuar në Kroaci për shumë vite. Ka kulturë dhe sjellje të shkëlqyer, sjellje zotëri, etikë”.

“Por me këta djem që luajtën shkëlqyeshëm, ne duhet të kishim shënuar shumë gola më shumë kundër Izraelit. Kemi pasur pesë situata ‘një me një me portierin’. Portieri izraelit Glazer ishte i mrekullueshëm, nuk kam parë portier më të mirë për një kohë të gjatë. Ai ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. Dhe ne ishim të shkëlqyer, në fushën me baltë luanim me dy ose tre prekje më së shumti, ishte një shpejtësi e madhe loje”, nënvizoi Gliha.

Gliha tregon se cila ndeshja e sollën Kosovën në ktë pikë, ku kualifikimi është pothuajse mision i pamundur.

“Sikur të kishim fituar, le t’i quajmë ‘pikë normale’, kundër Andorrës ishte barazim, humbëm dy pikë dhe po të kishim luajtur vetëm barazim me Bjellorusinë do të kishim tre pikë më shumë, kështu që tani do të ishim tre pikë pas Rumanisë së parë, do të kishim qenë në lojë për Euro. Pastaj edhe në Rumani një barazim, ata do të kishin 14 pikë, ne do të kishim 11… Dhe ne do të ishim përsëri në lojë. Unë e mora ekipin kur kishim tre pikë nga katër ndeshje. Këto dy ndeshjet e fundit po i luajmë për renditje”, përfundoi Gliha. /Telegrafi/

Exit mobile version