Yevgeny Prigozhin, lideri i formacionit famëkeq paraushtarak rus, Wagner, me sa duket nuk i fsheh më ambiciet politike dhe dëshirën për t’u ulur në “fronin” që e mban prej vitesh Vladimir Putin.
Pasi thirri hapur lidershipin ushtarak të këtij vendi dhe mënyrën e tyre për të bërë luftë në Ukrainë, ai shkoi një hap më tej dhe në një intervistë pompoze për një media pro-ruse imitoi Putinin, gjë që sipas analistëve është provë e mjaftueshme se ai është gati t’i bashkohet atij në luftën për pushtet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024.
Përkatësisht, gjatë intervistës, Prigozhin imiton mënyrën se si Putini filmon daljet publike, duke përfshirë “koreografinë”.
Analistët besojnë se kjo performancë mund të tregojë dy gjëra – se Prigozhin dëshironte të tallej me Putinin dhe të vazhdonte sulmet ndaj Kremlinit ose donte të shprehë me delikatesë ambiciet politike.
Ajo që ra në sy të analistëve është se Prigozhin shfaqej para një audience – ashtu si Putini kur mban takime apo pozon për fotografët, raporton newsweek.
Instituti Amerikan për Studimin e Luftës deklaroi se ky “stil filmimi” është i pazakontë për Prigozhin, sepse ai nuk shfrytëzon këso pamjesh për shfaqjet në publik.
Një pikë tjetër që tregon se Prigozhin do të ishte rehat me ndryshimin e qeverisë ruse është konflikti i tij me levën e fuqishme të udhëheqjes shtetërore – Ministrin e Mbrojtjes, Sergey Shoigu.
“Kuzhinieri i Putinit” e drejtoi publikisht gishtin disa herë drejt ministrit të Mbrojtjes për shkak të rezultateve të dobëta të ushtrisë ruse, e cila u detyrua të tërhiqej nga ofensiva ukrainase në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit prej Khersonit. Por edhe në lindje, ku deri në atë momente, Moska kontrollonte pothuajse 100 për qind të Luhanskut dhe pjesën më të madhe të Donetskut, duke përfshirë portin kyç të Mariupolit.
Gjithashtu, njeriu i parë i grupit mercenarë Wagner pretendon se Shoigu dhe ministria e tij nuk siguruan armë dhe furnizime të mjaftueshme për trupat në vijën e frontit në Bakhmut. /Telegrafi/