Një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale dhe që pak orë është bërë virale, shfaq një përleshje masive që ka ndodhur brenda një kishe katolike, ku gjithçka nisi kur një burrë refuzoi të bartë maskë pavarësisht thirrjeve të priftit që ta bëjë një gjë të tillë.
Gjithçka ndodhi gjatë 24 tetorit kur në meshë atë Paul Brunet iu drejtua një burri që po shkelte masat anti-COVID, duke lënë në gjysmë meshën në shenjë proteste, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur në kishën St France Cabrini Parish në Washington, ku burri që refuzoi të bartë maskë u ngjit në foltore dhe filloi të bërtas – duke detyruar edhe besimtarët e tjerë që të intervenojnë për ta qetësuar.
E duke parë që gjendja vetëm sa vinte e rëndohej, u desh që edhe sigurimi të ndërhyjë për ta rrëzuar dhe “neutralizuar” burrin që assesi nuk donte të dorëzohej. /Telegrafi/