Një tërmet shkatërrues që goditi dje Ekuadorin, është regjistruar nga kamerat e një televizioni lokal.
Tërmeti goditi vendin derisa po transmetohej direkt një emision televiziv, transmeton Telegrafi.
Pas goditjes së parë, prezantuesi dhe mysafirët ndërpriten emisionin duke shpresuar se dridhjet do të ndalen, por ato vazhdon me intensitet të lartë duke i detyruar të ngritën dhe të kërkojnë një vend më të sigurt e programi u ndërpre.
Kujtojmë që Ekuadorin dje e goditën dy tërmete, i pari ishte me mangitudë 6.5 kurse i dyti prej 4.8. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe qindra tjerë janë lënduar.
Në provincën El Oro humbën jetën të paktën 11 persona. E një rast tjetër i vdekjes u raportuar në provincën Azuay. /Telegrafi/
#Ecuador #earthquake hits.
TV station was in the middle of live broadcast pic.twitter.com/WDGtTGUKWh— Arthur Morgan (@ArthurM40330824) March 18, 2023