Site icon Telegrafi

Prezantohen Nokia C110 dhe C300 – publikohen specifikat dhe çmimet

HMD Global prezantoi 2 telefona të rinj të nivelit fillestar për tregun amerikan. Nokia C110 sjell një ekran LCD 6.3 inç me rezolucion HD+ dhe një çip MediaTek Helio P22, ndërsa Nokia C300 përmban një ekran LCD 6,52 inç me të njëjtën rezolucion dhe një çip Snapdragon 662 SoC.

Nokia C110 përmban një kamerë të vetme 13MP në anën e pasme dhe një blic LED ndërsa C300 shton një sensor 2MP për fotografi me detaje të thella dhe kamerë makro gjithashtu me 2MP.

GSM Arena raporton se modeli C300 gjithashtu ke një kamerë selfie 8MP ndërsa C110 përmban një modul 5MP. Të dyja pajisjet e reja ofrohen me 3GB RAM memorie dhe 32GB hapësirë të përgjithshme e cila mund të zgjerohet përmes hapësirës për kartën microSD, përcjell Telegrafi.

Nokia C110

Android 12 mbulon pjesën e softuerit, ndërsa bateritë janë me kapacitet 3,000mAh (me karikim 5W) në C110 dhe 4,000mAh (karikim 10W) në C300. Të dy telefonat kanë korniza dhe mbështetëse polikarbonate, vlerësime IP52 dhe fole kufjesh.

Nokia C110 vjen në ngjyrë gri dhe në tregun amerikan çmimi i saj fillon nga 99 dollarë, ndërsa Nokia C300 ofrohet në ngjyrë blu dhe kushton 139 dollarë.

Të dy telefonat do të jenë në dispozicion më vonë këtë muaj nga operatorë si Consumer Cellular dhe Tracfone, si dhe shitësit partnerë Walmart, Target, Best Buy dhe Amazon. /Telegrafi/

Nokia C300
Exit mobile version