Site icon Telegrafi

Prezantohen fletëvotimet për votimin në veri dhe kjo është pyetja

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se si do të duken fletëvotimet për votimin e nesërm për kryetarët e komunave në veri.

Ai ka thënë për Kp se numri i votuesve në komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut është gjithsej 46.556, ndërsa sipas vendimit të KQZ-së janë shtypur 40.000 fletëvotime ose 6.556 apo 14.1% më pak se numri i votuesve.

“Kjo praktikë e shtypjes më pak fletëvotime se numri i votuesve është ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore”, ka thënë ai.

Sipas udhëzimeve të publikuara, qytetarët mund të përgjigjen me “po” ose “jo” në pyetjen se a pajtohen që kryetari i njërës prej katër komunave në veri të shkarkohet.

Exit mobile version