Site icon Telegrafi

Prestreshi: Për 2-3 ditë nga shitja e vajit 3.49 euro, bizneset fituan rreth 2 milionë euro

Ish-kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka llogaritur marzhën e fitimit të bizneseve që shitën një litër vaj 3.49 euro.

Sipas Prestreshit, marzha e fitimit bruto mund të jetë deri mbi 2 milionë euro.

“1,000,000 shishe vaj, me çmim blerës 1.45 dhe çmim shitës 3.5. Marzha e fitimit bruto, 2.05 milionë. Me i fitu 2.05 milion për 2-3 dite, çdo biznesmen, nuk ta bo llaf me hi n’burg për nja 2 vjet. Por këtu duhet me bo shteti diçka tjetër. Ata e din veç Autoriteti i Konkurrencës”, thuhet në postimin e Prestreshit në Facebook.

Lexo po ashtu Prokurori i Shtetit: Do të ndërmerren veprime ligjore ndaj atyre që ngritën çmimet në mënyrë të padrejtë  

Pas ngritjes enorme të çmimit të konsumit të përgjithshëm, veçmas vajit ushqimor, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që kanë keqpërdorur pozitën monopoliste në treg. /Telegrafi/

Exit mobile version