Presidentja Aitfete Jahjaga, mandati i së cilës përfundon në muajin prill, ka zgjedhur që ta shikoj ndarjen e çmimeve Oscar në një bar në Prishtinë, ku është organizuar një transmetim direkt i ngjarjes që do të filloj në orën 02:30.
Insjaderi ka siguruar fotografi nga bari ku presidentja ka vendosur ta shikojë ceremoninë Oscar, së bashku me ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Në anën tjetër Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës ka postuar një fotografi ku shihet teksa e shikon Oscarin nga Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, aty ku Komuna ka organizuar shfaqje publike.