Site icon Telegrafi

Thaçi: Njohja nga Barbados, dhurata më e mirë për 10 vjetorin e Pavarësisë

Lajmit për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Barbadosi, i është gëzuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një njoftimi në Twitter, Thaçi ka thënë se kjo njohje është dhurata më e mirë për këtë dhjetëvjetor të Pavarësisë së Kosovës.

“Faleminderit Barbados për njohje të Pavarësisë së Kosovës. Kjo është dhurata më e mirë për këtë dhjetëvjetor”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ndërkaq, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosovën e me këtë të fundit e kanë njohur 116 shtete, dhe është bërë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe organizatat më të rëndësishme financiare dhe sportive.

Ndërsa e arritura kryesore e Kosovës në raportet me BE-në, mbetet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, e cila ka filluar të zbatohet nga prilli i vitit 2016.

Ndryshe, për kundër paralajmërimeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit, Kosova nuk arriti të bëhet anëtare e UNESCO-s (Agjencisë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim e Kombeve të Bashkuara), Këshillit të Evropës dhe as INTERPOL-it (Policisë Ndërkombëtare)./Telegrafi/

Exit mobile version