Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka lajmëruar mbledhjen e Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar rreth tensioneve të fundit në Ukrainë.
Mbledhja është njoftuar për në orën 16.00 në ambientet e e Presidencës në Tiranë.
Në mbledhje nuk do të jenë të pranishëm fizikisht Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka pasi ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare.
Në këtë tryezë pritet të jenë të pranishëm kryetari i Kuvendit dhe dhe ministrat e mbrojtjes, drejtësisë, punëve të brendshme, financave, punëve të jashtme dhe energjisë.
Pak më herët, Ministria e Jashtme njoftoi se Shqipëria mbështet dhe integritetin territorial të Ukrainës.
“Ne ripërtërijmë thirrjen tonë që Rusia të de-përshkallëzojë dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, thuhej në njoftimin e ministrisë.
Ndërkohë vijojnë tensionet me Ukrainës dhe Rusisë.
SHBA dhe vendet perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia do të sulmojë Ukrainën. Nga autoritetet ruse e mohojnë këtë deklaratë, por kërkojnë mos-përfshirjen e Ukrainës në NATO. 100,000 trupa ruse ndodhen në gatishmëri në kufirin me Ukrainën. /Telegrafi/